Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë, u takua sot edhe me Kryetarin e Asamblesë, Talat Xhaferi.
Presidenti Meta theksoi se ndjehet krenar që për herë të parë një përfaqësues i spikatur i shqiptarëve të Maqedonisë është në krye të Parlamentit, si dhe nënvizoi se kjo është edhe një përgjegjësi e madhe.
Meta inkurajoi Kryeparlamentarin Xhaferi për të qenë më kontribuues për bashkëjetesën politike dhe ndër-etnike në Maqedoni.
Meta shprehu besimin se shumë shpejt Parlamenti i Maqedonisë do të miratojë edhe ligjin mbi përdorimin e gjuhës shqipe.