Pjesë të diskutimeve: migracioni, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është në Vjenë ku po merr pjesë në takimin e organizuar nga PPE, mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE. Në këtë takim një vëmendje e veçantë do ti kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu pjesë e diskutimeve do të jenë edhe problemet e migracionit, lufta kundër terrorizmit dhe radikalizmit.
Presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz.