Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash në Kosovë, në 19 komuna nga 38 të tilla.
Vendvotimet në 19 komuna janë hapur në ora 07:00, ku të drejt vote kishin 1.353.613 persona.
Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garoj në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë. Sipas Exit-polleve Shpend Ahmeti fiton Prishtinën.
KQZ ka bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje, ishte 31.1 për qind. Policia e Kosovës është shprehur se procesi është zhvilluar qetësisht.