Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Mat.
Një masiv shkëmboor është shkëputur nga 100 metra lartësi dhe ka rënë mbi një shtëpi pranë duke e çarë murin e banesës.
Për pasojë B.T, rreth 53 vjeç ka mbetur i dëmtuar rëndë. Shtetasi B.T, pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Burrelit është nisur drejt spitalit të Traumës, Tiranës për ndihmë më të specializuar.