Pas një bisede në studio të kryeqeveritarit shqiptar, në lidhje me dertin më të madh që ka zënë shqiptarët, pra për fashionizmin e Edi Ramës, mes krahinave të Shqipërisë kanë nisur dasitë.
Fjala vjen, tironsit e vjetër pyesin përse kryeministri ynë i gjatë (jo vetëm në shtat, por edhe në vepra) u frymëzua vetëm nga brekushet e Myzeqesë dhe jo nga brekushe të ndonjë nahije tjetër?
Fotoja që shoqëron këtë shkrim rrëfen veshje qytetare e burrave të Tironës. Në resme janë pikërisht esnafët Bajram Çela, Halil Çela dhe Muharrem Huta.