Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, në një intervistë për kanalin radiofonik “Radio Onda Libera”, ka folur për shanset që ka Italia për një kualifikim të mundshëm ndaj Suedisë, mbrëmjen e sotme. Italiani u shpreh optimist, dhe ta se në fushë duhet të jetë Italia e vërtetë, që të presin biletën e Rusisë.
“Një revolucion në formacion mund të jetë i rrezikshëm. Por Ventura di çfarë të bëjë, ai ka shumë eksperiencë. Edhe pse, në arenën ndërkombëtare nuk ka asgjë të lehtë. Suedezët janë të fortë fizikisht dhe dinë të mbyllin mirë hapësirat mbrapa” – deklaroi De Biazi.
“Në fillim të fushatës kualifikuese, mendoja se lojtarët e rinj do rriteshin më shumë. Ka nevojë për akoma më shumë punë në sektorin e të rinjve. Ekipe si Gjermania dhe Spanja e kanë bërë diçka të tillë” – përfundoi italiani.