Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
Mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë. Të plagosurit janë transportuar për spitalin e Kukësit por nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e plotë të situatës.