Në Tiranë tashmë do të ketë edhe një hapësirë që i dedikohet fëmijëve me aftësi të kufizuara.
“Mirëmëngjes Tirana! Jam shumë i lumtur, që Parkut të Madh të Liqenit, sapo i shtuam lisharësen ku mund të luajnë edhe engjëjt tanë me aftësi të kufizuara. Në Tiranë, askush nuk është i diferencuar”, ka shkruar Veliaj.