Avokati i emigracionit: E pamundur t’i jepet fund Lotarisë Amerikane – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i emigracionit: E pamundur t’i jepet fund Lotarisë Amerikane

10:51 | 04/11/2017
në Bota
0

Propozimi i presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund programit të Lotarisë Amerikane ka lënë në ankth mijëra të interesuar që dëshirojnë të jetojnë në “tokën e premtuar”.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, avokati amerikan i emigracionit, Kieran Andrew Both sqaron opinionin publik duke theksuar se mbyllja e lotarisë është diçka e pamundur. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të thotë shumë gjëra, por në Shtetet e Bashkuara është ligji ai që vendos.

Më tej, avokati tregon se në bazë të statistikave, brenda 5 vitesh mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë, falë aplikimeve në këtë program. Ndërkohë, Both nënvizon se arsimi i mesëm apo përvoja e punës janë dy nga kriteret bazë për t’u shpallur fitues e paralajmëron të interesuarit që të kenë kujdes gjatë aplikimit në disa pika të caktuara.

A do t’i jepet fund programit të Lotarisë Amerikane pas propozimit të presidentit Donald Trump?

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Presidenti Donald Trump mund të thotë shumë gjëra. Propozimi i presidentit ka shkuar për t’u shqyrtuar nga Kongresi, por në Amerikë është ligji ai që vendos. Është e pamundur që programi i Lotarisë Amerikane të shkojë drejt mbylljes.

Çfarë është programi i Lotarisë Amerikane?
Programi i Vizave të Diversitetit ose DV u themelua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në 1990 dhe cakton 50,000 viza të përhershme për individë nga vendet me norma të ulëta të emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Çdo vit, vendet e përzgjedhura identifikohen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit, bazuar në një analizë të numrit të njerëzve nga çdo shtet i huaj, që kanë marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të fundit. Në 2015-ën, që është dhe viti i fundit ku janë të disponueshme statistikat, afro 14.5 milionë njerëz nga e gjithë bota aplikuan për 50.000 vizat e vëna në dispozicion.

Sa është numri i shqiptarëve që kanë fituar lotarinë këto vitet e fundit?
Bazuar në statistikat më të fundit për fituesit shqiptarë të Lotarisë Amerikane rezulton se në vitin 2011 ka pasur 1469 fitues, në 2012 kanë fituar 1508 shqiptarë, në 2013 ka pasur 1520 fitues. Ndërkohë në vitin 2014 numri i fituesve pothuajse është dyfishuar duke arritur shifrën 3289, kjo edhe se numri i kërkesave ka qenë i lartë. Ndërsa në vitin 2015 plot 2946 shqiptarë kanë fituar Lotarinë Amerikane. Në 2015-ën kemi pasur plot 198, 625 aplikime nga vendi juaj për këtë program. Pra, brenda 5 vitesh, mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë nga ky program.

/Gazeta Shqiptare

Etiketa: Avokati Andrew Kieran Bothllotaria amerikanePresidenti Donald Trump

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Pritja në Kakavijë, poeti i njohur: Po na trajtojnë si dele, na thonë “e keni peshqesh nga Himara”

Pritja në Kakavijë, poeti i njohur: Po na trajtojnë si dele, na thonë "e keni peshqesh nga Himara”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –

16:42 | 04/02/2026
Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

16:34 | 04/02/2026
Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –

16:24 | 04/02/2026
Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –

15:20 | 04/02/2026
Shefi i Krimit Ekonomik nën hetim? Reagon prokuroria –

Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –

15:00 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –
  • Pas rreth një viti bllokim, Qeveria rikthen aksesin e plotë të TikTok në Shqipëri –
  • Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave –
  • Hetime ndaj postave private që shesin mallra pa fatura, sekuestrohen 13 mln lekë –
  • Zëdhënësja e PS emërohet drejtoreshë e IdentiTek, ish-deputeti socialist merr drejtimin e Illyrian Gard –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Veliaj depoziton kërkesë në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda –
  • Gjykata e Posaçme liron nga burgu Xhelal Rrajën, ndryshon masa e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com