Nga Spartak Ngjela
Për Azem Hajdarin.
Pse flisni për Azem Hajdarin pa njohur filozofinë e politikës?
Azemi ishte politikan dhe pa ndërprerje deputet i zgjedhur nga populli.
Azem Hajdarin nuk e zgjodhën kongreset në krye të politikës; por mbështetja e madhe që i bënin vazhdimisht shqiptarët.
Ishte i pranuar me një pranim mbarëkombëtar.
Kishte karizmëm të padiskutueshme.
A e dini ju se çfarë është karizma?
Ai është i vetmi lider i viteve 90′ që u krenua me prejardhjen e një njeriu të thjeshte: ” E kam nder që jam biri i një pastrueseje të thjeshtë”, tha, se kishte karizmëm.
Dhe, ajo më kryesorja: Azem Hajdarin e donte populli i vet në mënyrë të veçantë.
Kaq mjafton për të hyrë në histori.
Gjithë të tjerat pritni t’i mësoni nga historianët.
E donte populli i vet, se i kthente atë që kuptonte – dashurinë që ai kishte për popullin e vet.
Gjithë të tjerat janë fjalë.