Së paku 8 persona kanë mbetur të vrarë dhe 11 janë plagosur nga sulmi i djeshmën me kamion në Manahattan të në New York-ut.
Sulm të frikshëm terrorist e ka cilësuar kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio.
“E dimë se ky veprim ka pasur qëllim të thyejë shpirtin tonë. Por, e dimë po ashtu se njujorkezët janë të fortë dhe ne nuk do të thyhemi kurrë nga një akt i dhunës”, tha de Blasio.
Kamioni ka goditur çiklistët dhe kalimtarët në zonën e çiklistëve, përpara se të godiste një automjet tjetër, dhe se më pas shoferi ka dalë jashtë dhe ka qëlluar me armë duke thirrur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh).
Media amerikane e ka identifikuar të dyshuarin si Sayfullo Saipov, 27 vjeç, me prejardhje nga Uzbekistani, i cili ka shkuar në SHBA në vitin 2010.
“Nuk duhet t’i lejojmë ISIS-it të kthehet ose të hyjë në vendin tonë, pasi është mposhtur në Lindjen e Mesme dhe gjetkë. Mjaft”, ka shkruar Trump në Twitter.
Sayfullo Saipov