Presidenti francez, Emmanuel Macron nënshkroi sot ligjin kundër terrorizmit që pritet të zëvendësojë gjendjen e jashtëzakonshme.
Në qendër të këtij teksti, figuron përforcimi i pushteteve të autoriteteve administrative (prefekti, ministri i Punëve të Brendshme) si dhe do të jetë më e lehte të kryehen hetime në banesë, të mbyllet një vend kulti apo të zhvillohen kontrolle të identitetit në kufij.
Këto masa rrjedhin nga gjendja e jashtëzakonshme pas atentateve të 13 nëntorit 2015 të zgjatur për herë të gjashtë në korrik.