Në konferencën e 8-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gramoz Ruçi ka deklaruar se për t’u bërë ballë krizave të sigurisë me të cilat po përballemi sot, procesi i integrimit nuk duhet të frenohet apo ngadalësohet.
Kryetari i Kuvendit theksoi domosdoshmërinë bashkëpunimit intensiv për çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë, si brenda vendeve anëtare, në kuadrin NATO-BE, por edhe me ato të Ballkanit Perëndimor.
Ruçi u shpreh se Shqipëria është krenare për harmoninë ndër-fetare.
“Diversiteti i kulturave dhe besimeve duhet të vijojë të qëndrojë në themel të shoqërive të hapura demokratike”, tha kryetari i Kuvendit.