UEFA dënon Skënderbeun me një ndeshje pa tifozë dhe 60 mijë euro gjobë për koret raciste të tifozëve në ndeshjen ndaj Partizanit të Beogradit.
Vendimi është publikuar pak minuta më parë nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian në faqen e saj zyrtare, ku janë publikuar edhe vendimet e disiplinës.
Në bazë të këtij vendimi të organizimit më të lartë të futbollit eurpian, Skënderbeu do luajë pa tifozë ndeshjen e kthimit me Dinamon e Kievit në “Elbasan Arena”.