Kanabizimi i trurit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kanabizimi i trurit

21:31 | 28/10/2017
në Opinion
0

Nga Artan Fuga

Kisha vendosur të bëja një test, të merrja lajmet nga aktualiteti, jo duke ndjekur median, por duke dëgjuar komentet e audiencave në biseda me të njohur e gjysmë të njohur nëpër kafene.

He mo ç’thone mediat.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Hiç o profesor!

Po nuk është i keq kanabisi, se po të ishte të huajt do ta kishin ngritur zërin qysh në fillim.

Jo oreeeee? – u habita!

E mo, pse çfarë?

Pastaj shteti për të marrë ca lekë e mbush arkën e bëri, se me çfarë do të paguante rrogat?

Jo oreeeee?

Pra, i bie që shteti e la kanabisin, që t’u jepte lekë policëve që me rrogat e tyre ata të mobilizoheshin për të luftuar kanabisin, që çmimi i mallit të rritej edhe më shumë, që shteti të merrte edhe më shumë lekë, që t’i paguante më mirë policët dhe kështu hajde vallja rrotullo hë!

Ehuu nuk i dimë ne këto punë!

E mo edhe në kohë të xhaxhit bëhej kontrabandë, ja aty te kalata zero! Te porti!

Jo oreeeeee!

E mo, ata komunistat të këqinj ishin, por të ndershëm ama, kur bënin ata kontrabandë si mos bëjnë këta që dihet se çfarë janë…

Cfarë janë mo?

Ehuuuu, o profesor, pse bën budallain tani!

Pastaj nuk gjen të keqe nga të kanabisit o prefesor, këta kanë zakone e terbiete, ruajuni nga ata të prostitucionit, ata janë të poshtër, këta janë burra!

Vërtet???

Po ore, mos e diskuto!

Po, mirë i bika që kot…

Kot o fare, kot, duan të mbulojnë diçka tjetër dhe hajde mo hapin tema kot!

E mbolli populli o prefesor, dhe askush nuk e ndalte dot! Se nuk ka punë, bujqësia për ibret, eksport mallrash bujqësore nuk bën dot, tregu i brendshëm i mbushur me mallra të huaja, çfarë të bënte???

Jo ore???

Mos e diskuto, se edhe këta italianët, kujton ti o naiv se e kanë nga drejtësia???

Po nga mo, aman ma thuaj edhe mua se pas orës 21°° unë e fus televizorin në frigorifer dhe frigoriferin e parkoj në trotuar, se nuk ke se çfarë sheh!!! Me përjashtim të ndonjë televizioni që nuk e ndaj!

Po ja u kemi prish pazarin ne atje mo!!!

Ashtu he!

E sigurt!

Ika dhe mendova këta janë gati të votojnë në çdo çast çdo parti kanabisi!

Ku punon mo ti?

Jo unë këtu shes dantella dhe çakmakë, ca i deklaroj ca jo, se të paguash taksat i bie të heqësh një veshkë ta shesësh për të shlyer borxhet, por gruaja mo gruaja punon te taksat. E kupton vetë ti!

Do m’a lësh ta ha këtë byrekun se më hape barkun o burrë!

Etiketa: Artan FugakanabislajmeTV

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tolstoy prehet në varrin e rrethuar nga pemët që i mbolli vetë

Tolstoy prehet në varrin e rrethuar nga pemët që i mbolli vetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com