Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me krerët e degëve të LSI në rrethe, tha se qytetarët duhet të ngrihen dhe të marrin në dorë fatet e vendit.
Kryemadhi tha se vendi është në pushtetin e oligarkëve, ndërsa kërkoi mobilizimin e qytetarëve në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.
“Qeveria kujdeset vetëm për një grup oligarkësh të cilët janë pranë saj, qeverisë. Kësaj qeverie nuk ia ndjen që me mijëra fëmijë shqiptarë i zë gjumi të uritur, sepse qeveria varfërinë e quan sëmundje dhe drogën ilaçin e saj. Qytetarët meritojnë të ndjehen shqiptarë në vendin e tyre dhe jo të huaj. Të ngrihen në këmbë për të drejtat e tyre dhe të marrin në dorë frenat e vendit. Duhet t’i mobilizojmë shqiptarët, që zëri i tyre të dëgjohet, të fuqizojmë energjinë e tyre. LRI do ketë rolin kryesor për të zgjuar shpresën e qytetarëve.
Hapim dyert e LSI për këdo që beson në kuazën tonë, kushdo që ndjehet i braktisur, i varfëruar, për t’ia dalë në këtë betejë që nuk është e lehtë me krimin dhe bandat. LSI do jetë krahëhapur për mendimin intelektuar, botën akademike, ekspertët trurin e vendit të cilët duhet të angazhohen në politikën e vendit, sepse ndryshe historia do t’i akuzojë për apatizëm. I referohem një shprehje të urtë popullore, “djalli mbizotëron kur njerëzit e mirë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë”. Duhet të marrim një vendim përfundimtar për të vepruar, ose t’ia lëmë vendin në dorë këtij djalli…“, tha Kryemadhi.