Fjalimi i biznesmenit, që shkrova kur isha pa punë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi i biznesmenit, që shkrova kur isha pa punë

20:19 | 26/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Mira Kazhani

Nuk është puna a i ofendoi, turpëroi, sfidoi, snoboi Edi Rama sot gazetarët e terrenit. Është shumë më i madh problemi i gazetarisë dhe gazetarëve dhe për idiotësinë ka kontribuar vetë kryeministri që kur ishte në krye të bashkisë, duke futur në modë gazetarinë e kasetave dhe miqësitë e tavolinave me pronarët, gjë që solli gradualisht rritje televizionesh, gazetash e tani portalesh (në numër e kam fjalën). Do thoja  pa frikë se nga koha e ikjes se Fatos Nanos pesha e gazetarëve u rrudh dhe niveli sot është ai që duket. Unë jam vetë gazetare dhe e di shumë mirë se çfarë është terreni, edhe autoçensura, edhe çensura, edhe puna me rrogë e pa rrogë, po sidomos e di që në “Klan” kryeministri mjafrohet t’i përgjigjet  Blendit, në “Top” Sokolit, në “News” Rakipit…e kështu me radhë. Sot e pashë disa herë të plotë pjesën e debatit. Kishte gomarllëqe nga të dy anët, por dëgjova pyetje shumë të mira, që kryeministri bënte sikur nuk i dëgjonte dhe bërtiti vetëm tek pyetjet naive, ndonjëherë edhe nervozuese. Që Edi Rama sot u bë me nerva, nuk është hiç lajm, edhe pse bën mirë të sillet si kryeministër. Se me shefat e këtyre gazetarëve zihet nëpër studio dhe hanë dreka e darka. Gazetaria nuk është ofenduar sot nga Edi Rama. Ka shumë kohë që ne kemi një problem të madh brenda llojit tonë. Gazetaria është vënë në diskutim prej shumë vitesh, që nga koha e Nanos, kur në terren kishe Moza Picarin, Valbona Kurtin, Anila Jolen, Arjon Sulon, Roland Zilin, Suela Rusetin, etj. Ndjesë nëse nuk po i marr të gjithë më radhë. Kishte pyetje, rregulla loje, kishte dhe rivalitete dhe nuk qe fushë me lule asnjëherë. Ama gazetari ishte me personalitet para çdo politikani. Sot çdo gjë zgjidhet me një urdhër. Jo se nuk kishte në atë kohë,  por gjendja është akute sot. Si çdo gjë në Shqipëri, media jeton tollovinë dhe paqartësinë e saj. Ka katunarinë e saj dhe më katunarët (asgjë me fshatin, madje e dua dhe  respektoj shumë, por meqë e përdor kryeministri si krahasim negativ katundin mediatik) janë miq e shokë me kryeministrin. Siç e patë dhe do ta shihni, asnjë pronar nuk do t’i bashkohet thirrjes për të dënuar Ramën për sjelljen brutale dhe fyese me reporterët e terrenit. Nuk besoj se Irfani, Sandri, Ndroqi, Vjollca do vendosin interesat e televizionit pas fytyrës së një gazetari. Nuk do ta bëjnë, sepse kanë hallet e tyre dhe krizat e tyre. Kjo është kriza jonë. As e pronarëve as e Edi Ramës.

Para një viti, një biznesmen më kërkoi t’i shkruaja një fjalim për një ceremoni të rëndësishme. M’u desh ta takoja të paktën dy herë që të njihesha me jetën, stilin, pikat e dobëta, në mënyrë që të shkruaja një fjalim me shpresë të pëlqyeshëm. Fjalimi ia doli dhe pas kësaj më kërkuan t’iu shkruaja dhe një tekst të gatshëm për një speciale që zgjaste 5 minuta. Diçka që do e jepnin kundrejt pagesës. E bëra dhe këtë. Fundja pa punë isha, sepse nuk rinovova kontratën për emisionin e mëngjesit në “Top Channel” dhe ngela në mes të katër rrugëve, duke pritur telefonatën e Lorit. Nuk ndodhi asgjë dhe u ndamë me dashuri. Unë, edhe me ankthin e kredisë së makinës.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Edhe kronika pati sukses. Televizionet që e transmetuan kishin të gjithë të njëjtin tekst, (atë që kisha shkruar unë) vetëm të lexuar me zëra të ndryshëm. Ua kisha çuar llokum, sepse kohë të lirë kisha boll dhe mendoja kredinë. Kur takova biznesmenin në një kafe mirënjohjeje, më ra bomba kur e pyeta nëse e kish parë në të gjithë televizionet specialen për të cilën më kishte kontraktuar.

-Po, po, – tha. E pashë. Mand Shkullaku e kishte bërë më mirë nga të gjithë.

Qesha dhe nuk u lodha t’i them: po e kisha shkruar e realizuar unë deri në fund!

Etiketa: mira kazhani

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shokuese, nëna tërheq zvarrë fëmijën e lidhur me litar (film)

Shokuese, nëna tërheq zvarrë fëmijën e lidhur me litar (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com