Në emisionin e sotëm “Mirmëngjes Shqipëri” u prezantua historia e të miturit në Zharëz të Fierit që ka mbetur vetëm në mes të katër rrugëve.
Në një lidhje telefonike gazetarja Loreta Roshi rëefen brengën e një adoleshenti i cili nuk pranon të largohet nga banesa prindërore me mure që rrezikojnë të shemben nga momenti në moment.
“Ai heziton të flasë për brengën e tij, prindërit i janë divorcuar 7 vite më parë. Vetëm 12 vite më parë babi i tij gjatë një konflikti familjar me vllezërit është dënuar me heqje lirie. Në shtëpinë e tij shumë të rrënuar, ajo që vihet re është një bukë e bërë vetë nga fëmija. Ai mbijeton vetë në një banesë ku ka përballë xhaxhallarët që nuk pranojnë të kujdesen për të “, bën me dije gazetarja.
https://youtu.be/5L1E3TM9lOc