Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët

09:15 | 25/10/2017
në Shqiperi
0

Serbia i ka bërë zullume vetes dhe serbët duhet të jetojnë me këtë vërtetë. Ata i kanë sjellë vuajtje vetvetes dhe të tjerëve.

Kështu ka deklaruar shkrimtarja e famshme gjermane, nobelistja Herta Myller (Herta Müller), e cila është duke e vizituar Beogradin si mysafire e Panairit të Librit.

Ajo e ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexues ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saj dhe të fqinjëve të saj.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Shkrimtares ia kanë rikujtuar kritikat e saj ndaj Serbisë dhe përkrahjen e sulmeve të NATO-s në kohën e bombardimeve më 1999, duke ia cituar fjalinë e saj të atëhershme se “Milloshevici duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.

Nobelistja Muller është përgjigjur rrufeshëm:

“Edhe sot mendoj njëjtë. Një njeri si Milloshevici, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë. Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm. Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmë-parajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes. Serbët i kanë bërë keq vetes. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur fajësi për tmerret e ndodhura. Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat. Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me intervenime të caktuara. Kur ndodh lufta atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha dhe të mposhtet nga pala tjetër. Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral. Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm. Popujt që sulmohen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe. Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut.”

Duke folur për diktaturat, Myller e ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it.

“Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak. Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të shumta tek publiku serb, por shkrimtarja ka thënë se nuk e ka ndërmend të arsyetohet. Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj. Por, kur më pyesni për diçka, unë dua të jem e sinqertë”.

Biografia

Herta Miller është lindur më 1953, në Rumani, në komunitetin pakicë gjerman.

Në vitin 1987 kishte emigruar nga Rumania në Gjermani, ndërsa sot jeton në Berlin.

Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar në vitin 2009.

Shumica e veprave të kanë për tematikë jetën e saj në kulturën rurale gjatë kohës së shtypjes brutale në Rumani.

Në gjuhën shqipe i janë përkthyer romanet “Çdo gjë që kam e mbaj me vete” dhe “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë”.

/Klan Kosova/

Etiketa: Herta MyllerKosovanobelisteSerbi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Viktimat e Gjirokastrës nuk ishin të panjohur, ja surpriza që gruaja i bëri burrit live në TV (film)

Viktimat e Gjirokastrës nuk ishin të panjohur, ja surpriza që gruaja i bëri burrit live në TV (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com