Si pasojë e dallgëve që kanë arritur deri në 9 ballë dhe shpejtësisë së erës që në det të hapur arrin deri në 70 km /orë me drejtim veri-jug shumë tragete të linjës Shqipëri-Itali dhe ansjelltas kanë ndërprerë lëvizjet e tyre.
Zyrtarët e Portit të Durrësit kanë njoftuar se përgjatë 24 orëve nuk do të lejohen të dalin në det tragetet.
Gjatë ditës së sotme duhej të ankoroheshin në port 2 tragetet të linjës së Barit, por për shkak të motit të keq në brigjet italiane nuk janë nisur nga shteti fqinj.