Një 50-veçar nga Himara është gjetur i pajetë në oborrin e banesës së tij nga të afërmit.
Informacion paraprak
Më datë 24.10.2017 rreth orës 08:00, në fshatin Shën Vasi, Himarë, në oborrin e banesës së tij, ku banonte i vetëm është gjetur nga të afërmit, i pajetë shtetasi L.Q., rreth 50 vjeç.
Nga kqyrja dhe verifikimi paraprak trupi i pajetë nuk ka shënja dhune apo dëmtime të tjera ndaj dyshohet se vdekja mund të jetë natyrale.
Po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.