“Kryeministri i Shqipërisë i është dorëzuar totalisht krimit”, kështu ëshët shprehur Petrit Vasili pasi Rama ka deklaruar se socialistët nuk do të autorizojnë arrestimin e Tahirit.
Vasili thotë se Rama pranoi sot se është peng dhe shërbëtor i trafikantëve e kriminelëve.
Statusi i plotë i Vasilit
Kryeministri i dorezuar totalisht tek krimi.
Kryeministri njësh me krimin.
Ditë shumë e keqe për vendin.
Kryeministri i dorëzuar, peng dhe shërbëtor i trafikantëve dhe kriminelëve sot e pranoi publikisht përpara gjithë shqiptarëve këtë.
Reforma në drejtesi e këtij të inkriminuari në krye të qeverisë sot ka rënë.
Kryeministri donte reformë në drejtësi që të mbronte trafikantët dhe kriminelët që i mbështeste dhe i përdorte dhe një drejtësi tjeter që godet pa mëshirë njerëzit e zakonshëm, të pambrojturit dhe të varfërit.