Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar një sërë kontrollesh të tregimit të mishit, duke gjobitur 9 prej tyre me 1 750 000 lekë.
Gjithashtu, AKU ka bllokuar aktivitetin në 10 subjekte, ka konfiskuar një sasi mishi prej 81 kg në 2 subjekte, si dhe ka konsifkuar 434 kg peshk në 2 subjekte.
Më tej, institucioni ka paralajmëruar dhe 4 subjekte, duke konfiskuar pajisje në subjektin e bllokuar tek “Ura e Institutit”. Për zhvillimin e këtij aksioni, AKU ka bashkëpunuar me policinë te “Ura e Institutit” dhe te “Unaza e re”.