Pas shtyrjes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mbron Saimir Tahirin për fatin e imunitetit.
Në një dalje për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se sot u vërtetua edhe njëherë se Rama është në krah të Tahirit.
“Pamë sot se si Rama ka urdhëruar mbrojtjen e Tahirit, njeriun e kapur nga mafia italiane si njeriu i lidhur me bandën e drogës. Përgjimet tregojnë se ai merrte shuma të mëdha në këmbim të mbrojtjes së policisë, vënien e radarëve në dispozicion të bandës së Habiljave. Këto prova të drejtësisë italiane, si dhe prova tjera janë paraqitur nga prokuroria me qëllim heqjen e një privilegji, imunitetin parlamentar, që nuk jepet për të bërë trafik droge, por për të mbrojtur qytetarët. Rama iu tregoi sot shqiptarëve që është në krah të Tahirit, se e vërteta që i lidh është shumë herë me ë fortë se bërja e drejtësisë. Nuk ka drejtësi me ramin. Askush nuk kërkon prova për ti hequr një privilegj Tahirit dhe për ta vënë para drejtësisë.
Rama gënjen me pacipëri totale, provat administrohen në gjykatë dhe tregojnë qartë se parlamenti s’ka rrugë tjetër përveçse t’i heqë një orë e më parë imunitetin. Me qëllimin e sot të urdhëruar nga Rama Tahirit iu blenë sot dhe 24 orë, me të cilët do shkatërrohen më shuam provat, do çohen negociatorë dhe emisarë, numra bankarë për të shantazhuar dhe blerë të vërtetën. Për çdo shqiptar është ora e vetëdijes, sot jam kontaktuar nga mijëra qytetarë të cilët kërkojnë veprim nga opozita. Ne e kemi marrë një vendim, largimin e Edi Ramës.
Deri më sot ka qenë skeptik që pas shfaqjes së sotme ti bashkohet thirrjes sonë. I ftoj të gjithë të bashkohen me opozitë, po vjen ora të marrim në dorë fatet tona. Vendin nuk mund t’ia lëmë kupolës mafioze. Të ndërmarrim hapat e duhur për ti hapur rrugë drejtësisë për Tahirin, Xhafajn dhe Ramin”, tha Basha.