Kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit, që më pas i hap rrugë arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm ka bërë jehonë në mediat botërore.
Mediat italiane, franceze e angleze i kanë kushtuar hapësirë zhvillimeve të fundit në Shqipëri.
Euronews: Prokurori i përgjithshëm kërkon arrestimin e ish-ministrit të brendshëm për korrupsion dhe trafik droge.
Miami Herald duke ju referuar Associated Press: Prokurori i Përgjithshëm kërkon heqjen e imunitetit të ish-ministrit.
News Paper of Sicily: Droga nga Shqipëria ne Sicili, kërkesë e re: Arrestmi i ish-ministrit të Brendshëm.
Media franceze Courier des Balkans: Mafia Shqiptare, kushëriri i ish-ministrit te Brendshëm është arrestuar në Itali.