Kërkimet për vëllain e Moisi Habilajt, Florian Habilaj kanë çuar në zbulimin e 10 ton droge në fshatin Babicë të Vlorës.
Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një vilë dykatëshe.
Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policia e Vlorës dhe anti-droga pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia.
Nga operacioni janë shoqëruar dhe ndaluar disa persona mes tyre pronari i vilës ku u gjet droga, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj. Në kërkim nga drejtësia italiane janë; Florian Habilaj, Armand Sula, Sabaudin Cela dhe Nezar Seiti.
Policia ka rrethuar banesën që u gjet droga duke mos lejuar që të mos afrohen as gazetarët, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjithë zonën në banesat e tjera, pasi dyshohet se ka sasi të tjera kanabisi.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/886181398209435/