Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone me vlerë 150 mijë euro në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta 2017”.
Sipas policisë ky mjet i përket A. C, 29 vjeç nga Elbasani, i cili dyshohet për pastrim të produkteve të veprës kriminale.
Policia Vlorë do të vijojë punën lidhur me zbatimin e ligjit për vënien para përgjegjësisë ligjore duke sekuestruar të gjitha asetet të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme