Ndërkombëtarokracia – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërkombëtarokracia

11:31 | 17/10/2017
në Opinion
0

Nga Albinot Maloku

Se ç’cilësi ka sasia e ndërkombëtarëve të angazhuar në Kosovë, më së miri e tregon sentenca filozofike popullore “ndërkombëtarët ua kanë zënë bishtin me derë vendorëve”. Në mungesë të një transparence, në një kohë mjegullnajash politike, ky mendim e përshkruan për mrekulli raportin e ndërsjellë ndërkombëtarë-vendorë, çuditërisht, duke mos i lënë aspak hapësirë imagjinatës. Ka vite qëkur Kosova, e qe besa edhe këto vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, udhëhiqen nga një sistem politik i atillë, që s’mund ta definojë qartë as teoria më e avancuar e shkencave politike. Këtë sistem ne po e quajmë ndërkombëtarokracia. Ky pra është sistem politik i një vendi të caktuar, i cili udhëhiqet nga ndërkombëtarët, përmes garniturave politike vendore të preferuara nga ata. Ai identifikohet si i tillë kur raporti i tyre mbahet i mbyllur, por që saktësisht zbulohet sapo të vije momenti kur vendorëve u vije puna pick.

Ky lloj sistemi politik bëhet i rëndë kur i ekspozohet popullit si miqësor, i veçantë, special, i paparë, e kur propagandohet se patjetër duhet ruajtur kjo lloj lidhje, se bëhen keq punët për vendin në rast të kundërt. Ndërkombëtarët e shesin për ndihmë, e garniturat vendore e pranojnë pa hezitim si të tillë. Bile po u rekomandua diçka që i bije tamam vendit e kuvendit, e që mund të mos u konvenojë garniturave vendore politike, këto me yrysh të fusin frikën në palcë, se të rekomanduarat nuk janë “në koordinim me faktorin ndërkombëtar”. Kjo “në koordinim me faktorin ndërkombëtar” e “në frymën e Kosovës Evropiane” e dërmojë Kosovën e qytetarin e saj deri në tëhuajsimin e tij fizik, mendor e shpirtëror.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Si u bë puna që bash tash shkruajmë për këtë marrëdhënie që po di të dalë jashtë kontrollit e për të cilën publiku po informohet? Ishte ekspozeu i Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me punën e Gjykatës Speciale, që nxori në dritë marrëdhënien e tij me ndërkombëtarët, e që ra si mort, e u bë edhe një mekanizëm i drejtësisë për të gjykuar ushtarin e Kosovës së lirë. Ai gjatë këtij ekspozeu tha se “vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale erdhi si nevojë politike ndërkombëtare e akt0rëve ndërkombëtarë, sesa për drejtësi të mirëfilltë”. Tutje ai shtoi se i ishte premtuar nga ndërkombëtarët që si kundërpeshë e themelimit të kësaj gjykate, Kosova do të pranohej në Këshillin e Evropës, që do të anëtarësohej në UNESCO, liberalizimi do të ndodhte e edhe FSK-ja do të bëhej FAK, mirëpo në fund ishte tradhtuar nga këta të fundit. Këtij ekspozeu të të parit të vendit, nga mediet në Kosovë iu bë leximi në atë formë aq sa të nxirrej konkluzioni i pritur që presidenti është në panik e po frikësohet nga Gjykata Speciale. Pa dyshim, ky lexim nuk është rezultat i ndonjë ekspertize, e aq më pak do të mund të cilësohej si zbulim epokal. Gjykata Speciale si peshqesh i ndërkombëtarëve për Kosovën, e posaçërisht për Hashim Thaçin, emri i të cilit është edhe akronimi tjetër për te, është cirku më interesant i drejtësisë ndërkombëtare pas ICTY, si instancë më shumë përfshirëse e drejtësisë. Por, çështja është te raporti vendor-ndërkombëtar.

Marrëdhënia e vendorëve me ndërkombëtarët në raport me Kosovën e për Kosovën, prej vitit 1999 e këndej, ka bërë që shteti të konsiderohet jo vetëm i dështuar, por siç do të shprehej profesor Riza Smaka, e ka bërë atë impotent në çdo situatë. Kjo marrëdhënie është imponuar të prezantohet si miqësore, e natyrshme, reale, por faktikisht ishte kushtëzuese, e panatyrshme, e interesit krejtësisht ditor. Kjo ka ndodhur bash për shkak të një qëndrimi ambiguinal të klasave politike vendore, ku para ndërkombëtarëve përmes një tëhuajsimit krejtësisht artificial janë prezantuar si pulat më të dëgjueshme të fermerit, kurse para bashkëqytetarëve si shqiponjat më të egra. Duke e marrë parasysh këtë, edhe këto kakorisjet e kohëpaskohshme të klasës politike vendore kundër ndërkombëtarëve, e sidomos këto të presidentit Hashim Thaçi, vijmë në një përfundim se krrokamat e tilla janë jo bindëse, pavarësisht se janë shumë të drejta. Kur Gjykata Speciale shihej me shumë kritikë dhe kërkohej një qasje më rigide nga ana Kosovës, që të mos vije deri te miratimi siç ishte sjellë në tavolinë nga miqtë ndërkombëtar, ishte vet presidenti Thaçi që si shqiponjë hidhej ndaj kritikëve se nuk po ia duan të mirën vendit.

Priremi të besojmë se ka mundur të ketë edhe premtime sikurse që ka edhe kushtëzime nga ndërkombëtarët për vendorët dhe Kosovën. Funksionimi i tillë i marrëdhënieve në politikë nuk është zbuluar as krijuar në rastin e presidentit Thaçi me ndërkombëtarët. Kjo gjë ka ndodhur gjithmonë dhe është krejt normale në krejt jo normalitetin e një raporti që pretendon të prezantohet si miqësor, i natyrshëm dhe real. Mirëpo, në të gjitha rastet ku ka pasur raporte mes vendorëve e ndërkombëtare siç i ka pas Kosova, kanë dështuar e asnjë herë nuk kanë prodhuar ndonjë gjë që të ketë jetëgjatësi. Garniturat politike në Kosovë, pa dallim, prej pas luftës e këndej, me ndonjë moment teke-tuk të kundërshtimit të ndonjë oferte nga ndërkombëtarët, gjithmonë kanë qenë shfrytëzues personal e grupor nga qafë-shtrirja që u kanë bërë atyre, duke mos ruajtur tek e fundit as vetën e lere më shtetin e shtetësinë e vendit.

Në një moment shterjeje të shpjegimit të këtij raporti mes vendorëve e ndërkombëtarëve, dikush do të mund të thoshte me të drejtë, ‘tek e fundit shtetet njohin interesat, jo miqësitë’. Po, pajtohem dhe bash për këtë Republika e Kosovës e garniturat e saja politike duhet të njohin interesat shtetërore, jo vetëm para interesave personale e grupore por çoftë nevoja edhe para miqësive ndërkombëtare.

Etiketa: Albinot Malokugjykata specialeHashim Thacikosovendërkombëtarët

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ndodh në Shqipëri, student 72 vjeç (film)

Ndodh në Shqipëri, student 72 vjeç (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com