Julian Assange, themeluesi i Wikileaks, është njëri ndër personat që ka reaguar ashpër ndaj vrasjes së gazetares malteze, zbulueses së skandalit të Panama Papers,Daphne Caruana Galizia.
Me anë të një postimi në Twitter ai ofron 20 mijë euro shpërblim lidhur me ata që do të japin informacione që do të cojnë në kapjen e autorëve të krimit barbar.
Assange e vlerëson gazetaren si “gruaja Wikileaks”, prandaj ka vendosur një shpërblim.