Eksperimenti i suksesshëm i LSDM-së për t’i tjetërsuar shqiptarët kombëtarisht – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Eksperimenti i suksesshëm i LSDM-së për t’i tjetërsuar shqiptarët kombëtarisht

14:42 | 18/10/2017
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Zgjedhjet vendore që u mbajtën në Maqedoni më 15 tetor treguar se eksperimenti i LSDM-së për të tjetërsuar votat shqiptare doli me suksese. Ky eksperiment u zbatua në fillim në zgjedhjet për deputetë të mbajtura në dhjetor 2016, ku dy shqiptarë kandiduan për deputetë me partinë sllavo-maqedonase LSDM, e cila gjithnjë kur ka qenë në pushtet i ka vrarë dhe masakruar shqiptarët si në rastin e Gostivarit 1997.

Ishte kjo LSDM me BDI në qeveri që i ngritën kurthin shqiptarëve në rastin e Sopotit, ishte po kjo garniturë e qeverisë, kur në Tetovë policia vrau brenda në banesë një student shqiptar nga Kosova me pretekstin se po ndiqnin kriminelët. Gjatë qeverisjes LSDM-BDI, 2002-2006 u arrestua ish-luftëtarja e UÇK, Rajmonda Maleçka bashkë me babain e saj, të cilët u dënuan padrejtësisht. Ndërsa në të njëjtën periudhë dy intelektualët shqiptarë, profesori universitar Ylber dhe Adelina Lili u shpallën non grata.
Eksperimenti i dhjetorit 2016, tregoi se për interesa të ngushta personale shqiptarët në masë të madhe mund të votojë çdo parti sllavo-maqedonase. Ndërsa eksperimenti i dytë i zbatuar në zgjedhjet vendore po rrëfen se LSDM dhe BDI mund të votojnë njëri-tjetrin pa problem kundër kandidatëve shqiptarë për komunat. Kjo u pa qartë në Tetovë, Kërçovë, Strugë, e gjetkë, por fenomeni më i ri është Komuna e Haraçinës, e cila u fitua nga kandidatja shqiptare që përfaqëson partinë sllavo-maqedonase LSDM.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këto lloj eksperimentesh nxorrën në shesh se një pjesë e mirë e shqiptarëve në Maqedoni me dhimbje po braktisin programet kombëtare përballë programeve ekonomike. Pra, gjaku i dëshmorëve i derdhur brez pas brezi mund të mohohet, mund të shkelet dhe nuk është çudi që me mijëra shqiptarë mund të ndërrojnë dhe kombësinë e tyre për interesat e ngushta ekonomike për bukën e barkun.

Por, a kanë të drejtë këta shqiptarë që votojnë apo do ndërrojnë kombësinë e tyre për interesat e mbijetesës? Parë nga aspekti i çastit, afat shkurtër kanë të drejtë.

Por, cilat janë shkaqet që po i çojnë shqiptarët drejt partive vrasëse sllavo-maqedonase? Shkaqet duhen kërkuar tek vetvetja tek partitë shqiptare, në veçanti tek BDI e cila ka 16 vite në pushtetin qendror dhe vendor, partia që erdhi në emër të çlirimit kombëtar duke u premtuar shqiptarëve bashkim me Shqipërinë, më tej barazi qytetare dhe përfundoi në programin e Unitarizimit të Maqedonisë për një gjuhë sllavo-maqedonase, një komb sllavo-maqedonas, një kulturë sllavo-maqedonase. BDI me politikën e saj çoi në degradimin e arsimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Janë me mijëra shqiptarë që u mohohet shtetësia, megjithëse u takon, janë me mijëra sipërmarrje shqiptare të falimentuara, janë me mijëra shqiptarë që kanë emigruar gjatë qeverisjes së BDI-së, janë me qindra shqiptarë të burgosur dhe vrarë. Pa faj nuk janë edhe Shqipëria e Kosova, të cilat i kanë shfrytëzuar shqiptarët në Maqedoni për interesa përfitimesh ekonomike e politike, pra të dyja këto shtete shqiptare i kanë shitur interesat kombëtare në Maqedoni tek partitë sllavo-maqedonase.
E pra, çfarë e ka gjetur këtë racë të fortë, trime shqiptare që të degradohet në këtë gjendje? Çfarë i ka gjetur shqiptarët e Maqedonisë që janë varfëruar kaq shumë, kur ishin këta shqiptarë të Maqedonisë që mbështetën ekonomikisht Shqipërinë më 1990, 1997, dhe Kosovën më 1998-1999? Janë këta shqiptarë të Maqedonisë që mbajtën peshën e Kongresit të Manastirit më 1908 dhe mbrojtjes së Pavarësisë më 1912.
Në Maqedoni vazhdon dhe do të vazhdojë loja kukafshehtazi kombëtare, politike, ekonomike dhe fetare midis qytetarëve të saj, sepse vijnë nga kombe dhe fe të ndryshme.

Etiketa: Adelina Liliarben llallaEksperimentiKërçovëRajmonda MaleçkaStrugëTetovëYlber Lili

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Akuzat e PD për drogën në Itali, Tahiri i kërkon takim Llallës

Akuzat e PD për drogën në Itali, Tahiri i kërkon takim Llallës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com