Më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës po vrapojnë sot në kryeqytet në Maratonën e Tiranës.
Midis vrapuesve marrin pjesë edhe disa personazhe të njohur dhe kanë dhe një detyrë të rëndësishme për të bërë: një sasi të përcaktuar kilometrash.
Gazetarët Mira Kazhani dhe Endri Xhafo po vrapojnë për 21 km, po ashtu edhe atletja Luiza Gega.
Krahas kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, do të vrapojn për 10 kilometra edhe prezantuesit Anjeza Maja, Dorian Ramaliu, Iva Korumi, Florian Agalliu, futbollisti Kristi Vangjeli si dhe atletja Klodiana Shala.