Pas përjashtimit nga seanca, deputeti i PD, Flamur Noka tha jashtë dyerve të Parlamentit se maxhoranca po i bën atentat demokracisë.
“Ato që kam pasur komente për t’i bërë i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë”, u shpreh për mediat Flamur Noka teksa linte Kuvendin.
Me rifillimin e seancës në orën 17:00 deputeti demokrat Flamur Noka refuzon të dalë nga Kuvendi, ndërsa Gramoz Ruçi ndërpreu punimet duke njoftuar shtyrjen e seancës për nesër në orën 08:30.