Pas atentatit me dy të vdekur mbrëmë në Lushnjë, policia ka shoqëruar në polici duke marrë në mbrojtje nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti.
Ai është shoqëruar nga policia pasi kishte njohje me viktimat Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha dhe dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i vrasjeve mbrëmë është prishja e pazareve të drogës në Belgjikë dhe në Holandë.
Mësohet se një nga viktimat, kishte vetëm katër ditë që kishte ardhur nga Belgjika, ku qëndronte si emigrant në këtë shtet.
Xhulio Shkurti po merret në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur ngjarjen dhe arrestuar autorët e atentatit.