Në vijim të vizitësnë Kosovë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u takua sot me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Presidenti vuri theksin tek rëndësia e trajtimit të të gjitha çështjeve dypalëshe, të cilat mund të marrin udhë përmes vendimmarrjes politike gjatë takimit të ardhshëm të dy qeverive.
Meta e siguroi edhe Kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e fortë e të gjithanshme të Shqipërisë për Kosovën në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike, si dhe anëtarësimin e plotë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.
Lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti Meta u shpreh se vijimi dhe konkretizimi i këtij dialogu nuk është i rëndësishëm vetëm për këto dy vende por edhe për të gjithë rajonin sigurinë dhe të ardhmen e tij.