Me duartrokitje, brohorima, fjalë zemre dhe lot, Lorik Cana është përcjellë për herë të fundit nga fusha e blertë e Kombëtares shqiptare.
Mes lotësh dhe përkrah vogëlushit të tij, kapiteni legjendar kuqezi iu dha lamtumirën 14 viteve të karrierës futbollistike nga stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodrës pak para se të niste ndeshja me Italinë.
Loriku shkruan sot:
Të nderuar miq vëllezer e motra, do të kisha shumë dëshirë të gjej fjalët dhe mënyrën për të shprehur mirënjohjën time të thellë për të gjithë juve që keni qenë pjesë e rrugëtimit tim dhe karrierës sime si futbollist, duke filluar nga familja ime e mrekullueshme , miqtë e mi, bashkëlojtarët, trajnerët, bashkpunëtorët, tifozët dhe çdo shqiptar, për respektin, dashurinë dhe forcën që më keni dhuruar gjatë gjithë këtyre 14 viteve te karrierës sime sportive. Ndihem krenar, i lumtur dhe me fat që ju kam pasur gjithmonë afër meje . Zoti ju rujt juve dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Atdheun tonë të dashur.
FALEMINDERIT për të gjithë ju.
Me respekt,
I juaji Loriku