Zbulohet formacioni i Panuçit përballë Italisë. Grezda-Latifi, dilema e vetme e formacionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet formacioni i Panuçit përballë Italisë. Grezda-Latifi, dilema e vetme e formacionit

11:02 | 09/10/2017
në Sport
0

Shqipëria do të luajë sot në “Loro Boriçi” sfidën përmbyllëse të eliminatoreve të kampionatit botëror “Rusi 2018” kundër Italisë. Duke marrë parasysh faktin se rezultati ka vetëm rëndësi prestigji për të dyja skuadrat (Italisë i intereson për renditjen në FIFA), Panuçi pritet të luajë “hapur” përballë katër herë kampionëve të botës.

Ashtu sikurse deklaroi në konferencën për shtyp, trajneri kuqezi pritet të hedhë në fushë një skuadër me tipare kurajoze. Gjatë seancës përmbyllëse, Panuçi dha direktivat e fundit te të besuarit e tij, duke i porositur të jenë vigjilentë dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit, i cili shquhet për “lojë të pisët”.

FORMACIONI
Ndryshe nga përballja me Spanjën, ku ishte i kushtëzuar nga mungesat dhe pezullimet, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë lojtarët që kanë më shumë eksperiencë dhe kanë qenë pjesë e formacionit përgjatë drejtimit të paraardhësit të tij, De Biazi. Rikthimi i Mavrajt, Roshit dhe Agollit pritet të ndryshojnë edhe modulin.

Në këto kushte, Panuçi pritet të hedhë në fushë nga minuta e parë portierin Berisha. Në mbrojtje, ndryshe nga përballja në Spanjë, do të shohim atë klasiken: Mavraj-Ajeti në qendër, të ndihmuar nga kapiteni Agolli në të majtë dhe në krahun e djathtë nga Hysaj. Mesfusha do të përbëhet nga pesë lojtarë, një pjesë e të cilëve me karakteristika më shumë sulmuese dhe që luajnë pranë portës kundërshtare.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Përpara mbrojtjes do të vendosen në vijë të drejtë dhe pranë njëri-tjetrit dyshja: Kaçe-Basha me Memushajn më të avancuar. Nga krahët priten të jenë Roshi dhe njëri mes Grezdës dhe Latifit. Në sulm rikthehet Sadiku, i cili është konsultuar gjatë kokë më kokë me Panuçin në lidhje me sfidën përmbyllëse.

PËRGATITJET
Pasditen e djeshme, kuqezinjtë zhvilluan nën drejtimin e Panuçit seancën përmbyllëse stërvitore për sfidën që do të zhvillohet sot në “Loro Boriçi” kundër Italisë. Panuçi, i cili mbërriti i fundit në ambientet sportive, pasi ishte i pranishëm në konferencën për shtyp, nisi menjëherë nga “porositë”, ndërkohë që rreth fushës stërvitore qëndronin disa forca policie.

Fillimisht, ai diskutoi me portierin Berisha, të cilin e orientoi se si duhet të sillet në fushë. Nga çka la të kuptohej nga gjestet, trajneri i kërkonte të ishte i guximshëm në goditjet nga këndi dhe i kujdesshëm nga krosimet që priten të vijnë nga të dy krahët nga kundërshtari. Mbrojtja si porosi të veçantë mori “të jetë vigjilente dhe e përqendruar në çdo detaj”.

Penalltia që italianët i “vodhën” Shqipërisë në Palermo është bërë temë diskutimi në kampin kuqezi. Panuçi ka porositur të besuarit të tij të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e dinakërisë së kundërshtarit. Pas porosive, skuadra nisi normalisht seancën stërvitore. Pak minuta vrap dhe ushtrime atletike, ndërsa më pas italiani vuri në zbatim disa prej skemave që kishte përgatitur për të implementuar në sfidën e sotme kundër Italisë.

/panoramasport/

 

Etiketa: “Loro Boriçi”formacioniGrezdaItaliLatifi

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Qeveria gjermane bllokon bashkimin familjar të refugjatëve? Reagon politika

Qeveria gjermane bllokon bashkimin familjar të refugjatëve? Reagon politika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com