Kapiteni i ekipit të futbollit të Barcelonës, Andrés Iniesta u ka bërë thirrje politikanëve në Madrid dhe në kryeqytetin katalanas që të fillojnë negociatat për të ardhmen e provincës verilindore të Spanjës.
“Përpara se t’i bëjmë edhe më shumë dëm vetes sonë, përgjegjësit duhet të hapin dialog me njëri-tjetrin. Bëjeni për të gjithë ne. Ne meritojmë të jetojmë në paqe”, shkruante Andrés Iniesta në faqen e tij në Facebook.
Thirrja e tij vjen pasi një zyrtar i lartë i BE-së paralajmëroi dje se mosmarrëveshjet separatiste, të përkeqësuara nga separatistët katalanas që zhvilluan të dielën një referendum të paligjshëm për pavarësi, rrezikojnë të përshkallëzohen në konflikt të armatosur.