Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH është politikë e keqe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkencërisht, heqja e pragut të TVSH është politikë e keqe

15:00 | 07/10/2017
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri

Argumenti se shtrirja e TVSH-së në të gjithë zinxhirin e qarkullimit të mallrave mbyll shtigjet për evazion, teorikisht qëndron. Por sërish, heqja e pragut të TVSH-së është politikë e keqe.

Përfshirja e bizneseve të vogla në skemën e TVSH-së e shndërron atë në një takse regresive. Arsyeja është e ashtuquajtura compliance cost. (Kësaj është e vështirë t’i gjesh një term në shqip, por për të dhënë një ide compliance cost është kostoja e përmbushjes së një detyrimi ose kosto e të qenit në rregull me ligjin, në këtë rast kostoja administrative e pagesës së taksës).

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Bizneseve me xhiro nga 0-25 mijë dollarë në vit, kostoja e përmbushjes tatimore u merr 10-18 për qind të xhiros vjetore. Për bizneset me xhiro mbi 100 mijë dollarë në vit compliance costs zënë vetëm 1 për qind të xhiros. (Burimi, FMN)

Pikërisht natyra regresive e kostos së vetpërmbushjes nënkupton se pragu me i mirë i TVSH-së nuk është zero. Por ku duhet vënë ky prag? Sa duhet të jetë kufiri i xhiros, nën të cilin bizneset duhen përjashtuar nga skema e TVSH-së?

Nuk ka një kufi të përcaktuar one size fits all sepse kjo varet nga tre faktorë. Niveli i administratës, kostoja e përmbushjes dhe përfitimi social neto nga të ardhurat që mblidhen nga taksa. (Burimi FMN, The modern VAT, Ebrill and others 2001)

Këto janë kostot nga krahu i biznesit. Por përfshirja e të gjitha bizneseve në TVSH ka kosto edhe për administratën.

Ka një rregull të pashkruar në sistemet fiskale, që mban thuajse në çdo vend. Statistikisht, 70 për qind e të ardhurave tatimore që mbledh një shtet në buxhetin e tij, vijnë nga vetëm 1 për qind e bizneseve.

Këto janë korporatat e mëdha. Bizneset e vogla, ndonëse zënë 80-90 për qind të numrit total të bizneseve, japin vetëm 10 për qind të të ardhurave tatimore. (Burimi Micheal Keen, FMN fiscal department)

Pra administratës do i duhet të kontrollojë 90 për qind të bizneseve për të mbledhur 10 për qind të të ardhurave.

Dhe sigurisht, përtej këtyre dy argumentave shumë të fortë, është dhe një tjetër jo më pak. Dimensioni social. Ne sakrifikojmë disa të ardhura nga taksat, për të marrë ca vende pune më shumë, që zbusin varfërinë.

Ka një arsye se pse shumica e vendeve, përfshirë ato më të zhvilluarat me administratë tatimore shumë eficente, nuk i përfshijnë të gjitha bizneset në skemën e TVSH. Përjashto disa shtete, të cilat nuk janë model i mirë i administrimit fiskal, si Greqia apo Spanja, të gjithë vendet e tjera fillojnë e zbatojnë TVSH-në nga mbi një prag xhirojë që luhatet nga 20 deri në 100 mijë Euro.

Megjithatë ky është një debat i gjatë me argumenta dhe kundërargumenta. Por sërish, shkencërisht ekuilibri optimal i pragut të TVSH-së nuk është zero.

Etiketa: biznesecompliance costFMN fiscal departmentKlodian TomorriMicheal KeenTVSH

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Një tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulore

Një tjetër futbollist i Kombëtares pëson tërheqje muskulore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com