Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Mësohet se ndalimi i Aldo Sabriut, i arrestuar edhe më parë për “Dhunë në familje”, u bë nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.