Plaket popullsia, dyfish më shumë 80-vjeçarë në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plaket popullsia, dyfish më shumë 80-vjeçarë në Shqipëri

12:23 | 04/10/2017
në Shqiperi
0

Ndërsa numri i personave të moshës së tretë po rritet me ritme të shpejta dhe ai i lindjeve po ulet, Shqipëria po përballet me fenomenin e plakjes së popullsisë. Të dhënat tregojnë se nga viti 2000 e deri sot, popullsia mbi 80 vjeç është gati dyfishuar. Kur hyri mijëvjeçari i ri, në Shqipëri numëroheshin 38 mijë e 500 persona të moshës mbi 80 vjeç. Në ditët e sotme kjo grupmoshë thuajse është dyfishuar dhe sipas të dhënave të Institutit të Statistikave numërohen 69 mijë e 190 persona apo 2% e popullsisë së vendit.

Plakja e popullsisë, një fenomen që po vërehet shumë kohët e fundit, ka pasoja ekonomike dhe jo vetëm. Së pari, me plakjen fillojnë dhe problemet me shëndetin. Rreth një e treta e popullsisë mbi 65 vjeç raportojnë se vuajnë nga një apo më shumë sëmundje. Gjatë periudhës janar – gusht 2017 importet e produkteve farmaceutike shënuan  rritje vjetore 14% në vlerë dhe 7 % në sasi. Shtimi i numrit të të moshuarve – shpjegojnë farmacistët – rrit sasinë e  konsumit të ilaçeve për tensionin, zemrën,  Parkinsonin, etj. Moshat e thyera shpesh vuajnë më shumë se nga një sëmundje kronike, ndaj dhe ata janë kontingjenti më i madh i blerjes të medikamenteve. Së dyti, plakja e popullsisë ndikon në uljen e produktivitetit dhe rrit kërkesën për shërbime më të specializuara që mosha e tretë kërkon.

Më shumë shpenzime për pensione
Plakja e popullsisë sot është një fenomen botëror dhe një nga arsyet kryesore të reformimeve të skemave të pensionit. Vende të ndryshme e kanë adresuar në mënyra të ndryshme problemin, që nga krijimi i incentivave për rritjen e lindshmërisë, duke rritur shpërblimet, subvencionet e familjeve me shumë fëmijë, njohje ose dhurim të periudhave të sigurimit për çdo fëmijë ose kohës së kujdesit ndaj fëmijës, rritjes së moshës së daljes në pension ku disa vende po e rrisin deri në 70 vjet. Shpenzimet për pensione për vitin 2016 shënuan rritje vjetore me 5,6%. Në fillim të vitit 2017, popullsia e vendit sipas INSTAT ishte 2,876,591 persona, ndërsa numri i pensionistëve në këtë vit, sipas ISSH, ishte 611,544. Për rrjedhojë, të moshuarit në moshë pensioni, përbënin 24% të popullsisë së vendit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Rritja e  jetëgjatësia, faktor kryesor
Sipas studimeve më të fundit, një ndër arsyet kryesore të rritjes së kësaj grupmoshe është rritja e jetëgjatësisë. Më përmirësimin e kushteve të jetesës, përmirësimin e të ushqyerit, por edhe me një akses më të gjerë te shërbimet shëndetësore, është rritur dhe jetëgjatësia e popullsisë. Në vitin 2000, sipas të dhënave nga Banka Botërore, një shqiptar jetonte mesatarisht 74 vite e dy muaj, ndërsa sot mosha e pritur llogaritet të jetë 78 vite e nëntë muaj.

Fenomeni i plakjes në Europë
7.3 milionë njerëz të moshës mbi 80 vjeç përllogaritet se jetojnë sot në Bashkimin Europian, 7 milionë më shumë se dhjet vjet më parë.

Rritja e popullsisë së moshuar në BE nga 4.1 për qind në 2006-n në 5.4 për qind në 2016-n do të thotë se një në 20 persona që jetojnë në BE është mbi 80 vjeç. Plakja e popullsisë është, së paku, rezultat i rritjes së jetëgjatësisë. Jetëgjatësia e tetëdhjetëvjeçarëve  u rrit nga 8.4 vite në 2005 në 9.2 vite në 2015-n.

Megjithëse numri i grave mbi 80 vjeç u tkurr nga 2006-a në 2016-n, ato ende përgjigjen për dy të tretën e popullsisë (64%) e popullsisë së moshuar në BE, raporton Eurostat në ditë e të moshuarve.

Më të moshuarit jetojnë në Itali dhe në Greqi
Përqindjen më të lartë të moshës mbi 80 vjeç e kanë shtetet në jug të Europës, ku përqindjet më të larta janë regjistruar në Itali 6.7%, në Greqi 6.5%, Spanjë 6% dhe Portugali 5.9%.  Këto vende ndiqeshin nga Gjermania me 5.8% të totalit të popullsisë mbi 80 vjeç.  Popullsia mbi 80 vjeç ka shënuar vazhdimisht rritje në BE që nga 2006.

grafiku

/Monitor.al/

Etiketa: plaketpopullsiaShqiperi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shpikën mikroskopin elektronik, ja fituesit e Nobelit në Kimi

Shpikën mikroskopin elektronik, ja fituesit e Nobelit në Kimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com