Rezultati i ndeshjes së Madridit mund të ishte ndryshe, pasi miqtë i kishin të gjitha mundësitë për ta vënë në vështirësi Realin. Gjithçka ndodhi për shkak të një këmbe të gabuar, ose më mirë të disa këmbëve. Padyshim që i gjithë faji ishte i Xhekos dhe Salah, të cilët nuk gabuan një herë apo dy, por në tre raste të shkëlqyera për të shënuar. Pra në tre momente, futbollistët e Spaletit kanë pasur përballë vetëm një lojtar të Realit, portjerin Keilor Navas dhe nuk e kanë gjetur dot portën. Fillimisht Xheko me të majtën dhe dy herë e djathta e Salah. Dhe specifikohet këmba, pasi të dy kanë goditur me atë që nuk e përdorin shpesh. Por në këto nivele është mirë të kesh një këmbë të preferuar, por edhe tjetra nuk mund të jetë vetëm për të ecur.