OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin final për zgjedhjet e 25 qershorit.
Në raportin e OSBE vlerësohet se marrëveshja politike e 18 majit krijoi sfida për administratën zgjedhore, e cila rezultoi me një aplikim selektiv dhe të papajtueshëm me ligjin.
Sipas raportit politizimi i vazhdueshëm i organeve dhe institucioneve të lidhura me zgjedhjet, si dhe akuzat e gjera për blerjen e votave dhe presionin ndaj votuesve, hoqën besimin e publikut në procesin zgjedhor.
OSBE/ODIHR ka paraqitur edhe një sërë rekomandimesh, të cilat do të përmirësonin procesin zgjedhor.
Të ndërmerret reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse.
Të harmonizohen ligjet për zgjedhjet veçanërisht për fushatën, financimin e median.
Nevojiten përpjekje të forta për adresimin e problematikës së përsërit të blerjes së votës.
Qeveria të konsiderojë krijimin e një trupe, e cila do të merret me problemet që do të hasen si para, ashtu edhe pas procesit.
Të mos aplikohet heqja automatike e të drejtës së votës të personave mbi 100 vjeç.
Garantimi i barazisë në votim. Rregullat të mos ndryshojnë ditën e zgjedhjeve.
Të garantohet me ligj të drejta të barabarta për të gjithë vëzhguesit.
KQZ të organizojë programe edukimi për komunitetin rom dhe egjiptian.
Procedurat për ankimin e zgjedhjeve të thjeshtohen dhe afatet te shkurtohen.