Fëmijët e tij padyshim do të jenë më të lumturit në botë, kur t’u tregohet historia se i ati në një nga momentet më të bukura të jetës së tij arriti të shpëtojë jetën e një vogëlushi.
Një dhëndër që me shumë gjasa nuk ka menduar që do të shndërrohej në hero pikërisht në ditën e dasmës.
Çifti i sapomartuar kanadez Clayton dhe Brittany Cook kanë shkuar në park për të realizuar disa fotografi kur dëgjuan thirrje për ndihmë. Dhëndri pa hezituar për asnjë moment është hedhur në ujë dhe ka shpëtuar vogëlushin.
Me siguri që set fotografik më të bukur dhe pasur se kaq nuk do të mund të kishin.