Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarë të moshës 37-vjeç, pasi në makinën e tyre ju gjendën 30 kile kokainë, të ndara në 28 “pako”.
“Repubblica.it” shkruan se arrestimi i tyre ishte i rastësishëm, kur makina e karabinierëve qëndroi përkrah makinës së shqiptarëve, me targa gjermane, para një semafori të kuq.
Në portofolin e shqiptares u gjetën 1700 euro, të cilat ajo nuk mund t’i justifikonte. Çifti u shoqërua në kazermën e karabinierëve, ku u zbulua edhe droga në makinë, ç’ka solli arrestimin e tyre.