Kryebashkiaku, Erion Veliaj inspektoi fillimin e punimeve në të gjithë zonën e Kombinatit ku parashikohet të ndërtohen rrugë, trotuare, lulishte dhe hapësira çlodhëse e argëtuese për fëmijë.
Veliaj u shpreh se në dy vitet e dyta të mandatit, fokusi do të jenë në zonat peri-urbane, si Kombinati, Astiri, Yzberishti, Yrsheku, Unaza e Re, për t’u siguruar që të njëjtin transformim që kemi patur në qendër të Tiranës, ta kemi edhe në periferi.
Kryebashkiaku tha se ndërtimi i Unazës është një vlerë e shtuar për zonën e Kombinatit.
Veliaj u ndal edhe në një tjetër investim të rëndësishëm, jo vetëm për zonën e Kombinatit, por edhe për Tiranën, sikurse është sistemi i zonës së varrezave të Sharrës.
Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për lirimin e hapësirave të zëna në kundërshtim me ligjin, të cilat pengojnë ndërtimin e rrugëve, pasi në të kundërt, do të jetë Inspektoriati Ndërtimor që do të ndërhyjë.