Fëmijëve dhe të moshuarve të Tiranës u është rikthyer edhe një tjetër hapësirë publike për lojëra dhe çlodhje.
Bashkia e Tiranës përfundoi ndërtimin nga e para të këndit të lojërave dhe sheshit rekreativ që gjendet pranë Piramidës, i cili do të shërbejë jo vetëm si kënd lojërash për fëmijët, por edhe si një vend ku të moshuarit mund të kalojnë kohën e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet e kryera, ndërsa theksoi ky është këndi i 24 dhe një nga më të bukurit që është realizuar në këto dy vite nga Bashkia e Tiranës.