Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
Në fjalën e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara kreu i shtetit serb theksoi këtë fakt, ndërsa shtoi se po bën përpjekje për të gjetur një zgjidhje që do të lejojë përparimin, paqen dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu, Presidenti serb ka apeluar te anëtaret e Kombeve të Bashkuara që të mos e lejojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Deklaratës së Presidentit serb iu përgjigj zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se njohja e Kosovës është e vetmja rrugë e qëndrueshme për të shënuar progres dhe paqe në Ballkanin Perëndimor