Pas debateve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e mbajtur deri në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, ku pati edhe përplasje mes vetë demokratëve, ka reaguar kryetari i kësaj partie Lulzim Basha.
Përmes një postimi në facebook, Basha shkruan, Partia Demokratike ka vetëm një kundërshtar, që nuk është thjeshtë një person, por aleanca e krimit.
“Dhe ne jemi përballë, si aleanca e vlerave. Në këtë aleancë ka vend për mendimin kritik, për debat dhe marrjen e vendimeve siç u mor sot; vendim unanim për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate me qëllim forcimin, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve”, shkruan Basha.