Fëmijët e përkëdhelur, bëhen njerëz të urryer – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët e përkëdhelur, bëhen njerëz të urryer

13:10 | 20/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Kimete Berisha

Alfred Adleri, në librin “Psikologjia e fëmiut”, thotë se “Fëmijët e përkëdhelur, bëhen njerëz të urryer”. Nuk e kisha lëndë mësimore, por isha e re, në gjimnaz, dhe lexoja krejt çka më dilte përpara, dhe nga ai libër për herë të parë në jetë kuptova se edhe “fëmijët vrasin”, mund ta vrasin nënën, vëllain, motrën, shokun, me plan dhe me paramendim.

Një vajzë 5 vjeçe, i mashtroi “shoqet dhe shokët” bashkëmoshatarë, i çoi në një pishinë, dhe i hodhi në ujë, duke i mbytur njërin pas tjetrit.
Ky ndoshta ka qenë “zbulimi:” më i madh nga librat, që më ka tronditur më shumë në jetë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ishim të rinj. Me padurim e prisnim top listën e MTV-së, të dielave.
Duheshim mes vete, vëllezër e motra. Dhomën e ndejës e improvizonim si kinema dhe tuboheshim rreth televizorit të vogël.
Nëna gatuante pite, na e sjellte ta hamë duke shikuar top-listën, pa lëvizur vendi, e përvëlonte çajin dhe çdo të diele pjekte fara kungulli në furrë. Por, nuk na llastonte, nuk na përkëdhelte, përkundrazi na e mësonte dyshimin, na mësonte të tëhollonim petë, të pjeknim bukë, të lajmë tesha me dorë, të pastrojmë xhamat, së bashku me babën e lyenim shtëpinë.

Pastaj, kur kryheshin punët, dilnim luanim futboll me babën. Babai ishte një shok i afërt me ne, me të flisnim për ndodhitë e tij, për filma (ishte adhurues i madh i kinemasë), por dinte ta ruante distancën nga ne, as nuk na llastonte, as nuk na ndëshkonte, na linte të rriteshim të lirë, na thoshte se nëse e bëni ndonjë problem, vet do të ballafaqoheni me pasojat, dhe mbase që e kishte xhandaren (nanën time), e cila s’ka ditur tjetër të na mësonte në jetë, përveç të mësonim, të shkolloheshim, të bëheshim të pavarur (mos u bëni myftjaç për askënd në jetë ka qenë motoja e saj, sidomos për neve motrave), se thoshte i vetmi zhig në jetën e saj që i mbetet peng, është shkolla, të bëhej “dikushi”, por ishte jetime dhe e varfër, prandaj ngeli që ta realizojë ëndrrën përmes neve pesë fëmijëve të saj.

Më vjen të qaj, sot, kur më kujtohet vetja kah i shpjegoja mësimet e fizikës dhe formulat e kimisë para saj, e ajo më shikonte me vetëbesim, kurrë pa u lodhur, e pa u mërzitur, anipse nuk e dinte për çka e kisha fjalën.

Kur kryhej top-lista e MTV-së, thurnim dorëza, dhe bartnim drutë dimrit shkallëve, nga bodrumi i banesës deri në katin e katër. Gjë s’na gjente. Shtyheshim cili po e çon i pari thesin me dru, e fryma garuese na jepte forcë, na jepte jetë.

Fëmijët e përkëdhelur, bëhen njerëz të urryer, indiferentë dhe kanë pandjeshmëri ndaj fatjkeqësisë së të tjerëve. Përkëdhelja dhe llastimi është djalli më i madh që e shkatërron jetën e njeriut. Kështu thoshte Alfred Adler.

Të më falni, por edhe pse s’jam prind, dhe fizikisht nuk kam fëmijë, shpirtërisht dhe mendërisht kam lindur për çdo ditë. I dua fëmijët e motrës dhe ata të vëllait, sikur të ishin të mitë. Ata janë të mitë, tek e fundit. Të gjithë. I dua shumë fëmijët e shokëve dhe shoqeve të mia. Dua t’i shoh mbi retë. Prandaj, i jap vetes të drejtë të flas për këtë temë.

Shumica e prindërve që unë njoh, i llastojnë fëmijët, i kursejnë nga puna fizike, nuk i mësojnë të pavarësohen dhe të bëhen të fortë (asnjë fëmijë shqiptar nuk e di rrugën të kthehet në shtëpi, sepse të gjithë gati, deri në gjimnaz, i çojnë me vetura në shkollë).

Nuk ua mësojnë atdhedashurinë.
I mësojnë të bëhen vetjak.
Të veçohen.
U japim ushqim pa karar. Shumica janë fëmijë mbipeshë.
Në kohën tonë, kemi hëngër atë ushqim që ka qenë në sofër. Askush nuk ka guxuar ta shkel troshën e bukës e as të thotë për ushqimin “i keq”.  Tash fëmiut i jepet çdo ushqim që e kërkon. Sidomos coca-cola.

Gati secili prind e korrupton fëmiun e tij dhe gati secili fëmijë e shantazhon dhe e manipulon prindin e tij. Dhe, ia mbyll gojën duke ia dhënë iphonin.
(Barak Obama, Madona dhe shumë njerëz tjerë të mëdhenj u kanë blerë fëmijëve iphone, pasi i kanë mbushur 18-të vjet, ndërsa beba shqiptare sendin e parë që e sheh në këtë jetë posa të lind është iphoni).

Fëmijët “vrasin”, “presin” e “grijnë” gjithë ditën e lume, personazhe të ndryshme të lojërave të përgjakura. Gati secili fëmijë ka qasje në filma pronografik dhe në video dhune e perverziteti. Filmat më të preferuar janë horrorët, ndërsa u pëlqen frika dhe i tërheq arroganca. Filmi “Anabell” për shembull.

Nëse ktyneherë u kanë thënë fëmijëve “dilni luni” për të pushuar prindërit prej tyre, tash ua japin telefonat në dorë.

I thonë gjenerata e Instagramit, por, instagrami e promovon narcisizmin, asgjë të hajrit instagrami nuk mëson, ama bash asgjë.

P.S. Çohet djali i ri, i zbehur dhe me shikim të ftohtë e të humbur e nxjerr biletën prej Amerikës dhe vjen për ta vrarë shokun e tij për një vajzë të djallëzuar që i pëlqejnë dramat dhe tragjeditë. (Asgjë e re nën këtë qiell, gjithmonë ka pasur shtriga dhe nekrofilë që i kanë duartrokitur vdekjes).

Çohet vajza 15-të vjeçe, që duket si 30-të, dhe fotografohet pranë vrasësit, dashnorit të saj, pas vrasjes së djalit, të cilin e mashtron dhe e vë në pritë, dhe ende pa u ftohur gjaku i viktimës së saj, ajo qesh, plus qesh para kamerës, fotografohet dhe e poston fotografinë me armën e krimit..
Qesh se është psikopate, nuk ndjen asgjë, as frikë, as turp, as frikë, s’ndjen asgjë, sepse është vrasëse.
Vrasësit ia jep babai dhe nëna paret për biletë nga Amerika, halli i tij kur do shkon e vjen në Amerikë, s’e ka problemin e pareve. Luksi dhe paraja i ka llastuar, dhe llastimi e përkëdhelja i ka shndërruar në djaj, plus në budallenjë. Në njerëz pa dhembshuri dhe pa ndjenjën e solidaritetit.

Jo rastësisht, jetimët dhe njerëzit e hequr keq bëhen njerëzit më të suksesshëm, ndërsa fëmijët e të kamurve dhe atyre prindërve që i llastojnë fëmijët, rëndomë përfundojnë në drogë, në dështim dhe në trishtim.

Kur i mituri e bën krimin “e të rriturve” duhet të gjykohet si i rritur.
Bile-bile, kur njeriu e di se e paguan me jetë krimin (Ligji për dënimim me vdekje, siç e ka Amerika, ku dhjetëra të rinj presin realizimin e dënimit me vdekje. Pse duhet të jemi më demokrat se amerikanët!), ndoshta së paku mendohet dy herë para se t’ia marrë jetën dikujt.

Këta të mitur, ende pa i bërë 25 vjeç do të dalin nga burgu, dhe do të mund ta vazhdojnë “dashurinë” e tyre të “ndyrë e të sëmurë”, edhe me ndihmën e drejtësisë së korruptuar të Kosovës.

……………………….
Këngë popullore:

“Mos t’u nxaft djalë o veni-ven
o rrokë manxerren o qit në shejë.

Rrok manxerren o qite në shejë
o ishalla t’hjeket maraku jem.

Hiç maraku mos t’u hjekt
o nxjerr alltinë, e qitë përpjetë”

Etiketa: Alfred Adlerfemijekimete berishakosovete llastuarte urryer

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjithçka nis kur ti duhet të bësh fatin tënd …(film)

Gjithçka nis kur ti duhet të bësh fatin tënd …(film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com