Pas aksionit të policisë natën e kaluar në Elbasan, për sekuestrimin e automjeteve luksoze të personave të inkriminuar, ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha.
Bazuar te denoncimi i një qytetari, Basha shkruan se krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë.
“Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vete policine, vetingu duhet te nise nga kryeministri, ministri i brendshem e kryebashkiaket te bere njesh me bandat: “Kryetar mirmbrema. Sot ne Elbasan dhendri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celen me makine te blinduar kane goditur makinen e zv.drejtorit te policise Elbasan. Kjo pasi nje pike kontrolli ka kontrolluar disa ushtare te tyre”, ka thënë Basha.